Ku gaboi Milaim Zeka?

Ne nje situate normale politike seanca e pare e Kuvendit do te ishte nje seance ceremoniale, ku ne kete rast deputetet do ti diskutonin dallimet, te miren dhe te keqen, e nje programi qe do te ishte prezentuar nga Kryeministri i sapo zgjedhur, por me 10 Shtator ndodhi ndryshe, ne seancen e jashtezakonshme te thirrur nga 45 nenshkrime te opozites.
Per qellime taktike politike, kjo seance u thirr me shume per te shprehur “mllefin” e disa deputeteve ndaj kolegeve te tyre qe tashme e votuan Qeverine e Ramush Haradinajt, se sa per ta diskutuar programin qeverises, ashtu pse u thirr seanca.
Ndoshta edhe do te ishte seance “interesante” sikur ata deputet qe thirren seance te jashtezakonshme per parimet e
Qeverise te sapo zgjedhur, ta kritikonin numrin e madh te ministrive (me te drejte) apo zgjedhjen e disa personave qe do te udheheqin me keto shume ministri.
Por, targeti kryesor i ketyre “disa” deputeteve ishte qe te profilizonin tjetrin/tjeret kolege deputet shqipetar te”shumices”, si tashme bashkepuntor te Beogradit, vetem pse deputetet e listes serbe luajten nje loje me te gjithe, dhe iobliguan te gjithe deputet (pa dallim) ti prisnin deri ne mbremje, qe te dukeshin si vendim marres ne Kosove, qe realisht vetem i kane bere 1000 km me pi ka nje gote raki me Vucicin edhe me dal ne foto me te.
Dhe, ne kete seance te jashtezakonshme, i profilizuar si bashkepuntor i Beogradit, ishte edhe Milaim Zeka, se bashku me te gjithe deputetet e tjere te koalicionin tashme PAN-AKR.
Ndoshta tash kane harruar njerzit, por une si 11 vjecar mbas luftes, e mbaj mende kur thonin per Milaim Zeken “Ky qe e ka inqizu Familjen Jashari” qe ajo video dhe ato fotografi te Milaim Zekes na kane treguar te gjithe neve se kush ishte Ademi e Hamza, dhe mbare familja e madhe Jashari, atehere kur u shfaq per here te pare ne vitin 1998.
Pervec kesaj, Milaim Zeka ishte i burgosur politik, pjestare i UCK-se, ka familjare te zhdukur dhe te vrare ne lufte.
Tash, ku gaboi Milaim Zeka kur doli te replikoj ne kuvend me 10 Shtator pas ati profilizimi nga keta “disa
deputet” qe ai, dhe deputetet e PAN-it e kan kthyer koken Nga Beogradi?
Ne repliken e tij ndaj atyre qe e profilizuan ate dhe te tjeret, si bashkepuntor te Beogradit, ai ju tha “Ata qe mendojne
qe ne, disa deputet, e kena kthy kryt nga Beogradi, ne qoftese une e kom kthy kryt nga Beogradi, ju e keni kthy
bothen nga Beogradi” edhe ju ndal fjala nga Kryeparlamentari, me arsyetimin se perdori gjuhe jo parlamentare, dhe
Milaimi doli jashte Kuvendit, ashtu si e “thoshte” rregullorja e Punes se Kuvendit per gjuhe jo parlamentare.
1. Si eshte e mundur ta quan bashkepuntor te Beogradit nje personalitet si Milaim Zeka, me te gjithe ate
bagazh kombetare, i cili ka vuajtur aq shume nga Jugosllavia dhe Serbia, deri ne perfundim te luftes ne
Kosove, nje “dikushi” qe luften e Kosoves e ka pare vetem ne euronews, dhe
2. Cka eshte gjuha jo parlamentare?
Gjuhen jo parlamentare e kane shume vende ne rregulloret e tyre te punes, por ne te gjitha keto vende pershkruhen
saktesisht cilat fjale konsiderohen fjale apo fjalore jo parlamentar.
Ne vendet si Republika Ceke, saktesisht ne Senatin e Cekise, te zgjedhurit e popullit kane te drejte te shprehen
ashtu si ata mendojne qe duhet, dhe duan. Nje shembull konkret ne kete Senat, munde te mirret kur deputeti Petr
Skokan ne vitin 2014, e quan ministrin e atehershem te financave Miroslav Kalousek, tekstualisht: “Pershendetje ti
debil, ti k** “, dhe as nuk ja ndale dikush fjalen, dhe as nuk ja terhjeq verejtjen per fjalor jo parlamentar. [sa per
informim tema e atij debati ishte rreth punes(mospunes) se ministrit te financave te asaj kohe].
Tash, ne ate seancen e Kuvendit te Kosoves me 10 Shtator, Milaim Zeka doli ta shfrytezoj te drejten e tije si deputet
ne foltore te Kuvendit per ta demaskuar qellimin e ketyre deputeteve qesharak, dhe per te mbrojtur te kaluaren dhe
kontributin e tije(dhe shokeve/shoqeve te tije) gjakun dhe eshtrat e antareve te familles se tije, ndaj akuzave qe po i
vinin atij dhe kolegeve te tij te koalicionit, nga disa deputet te opozites, si bashkepuntor te Beogradit.
Por Milaimi gaboi, qe pasi ju ndal fjala per gjuhe jo parlamentare, nuk kembenguli qe te kerkonte nga
Kryeparlamentari, qe cilat fjale saktesisht konsiderohen fjalte jo parlamentare ne Kuvendin e Kosoves? Apo cka eshte fjalori jo parlamentar?
Ne te gjitha vendent demokratike, ta akuzosh dikend per tradheti kombetare (pa fakte), eshte akuza me e larte qe
munde ti beshe dikuj publikisht, vecanerisht nje perfaqesuesi te popullit.
Milaim Zeka perfaqeson ma shume se vetem votuesit e tije, dhe nese ne nje rast tjeter, Milaim Zeka, Ramush
Haradinaj, apo dikush tjeter, akuzohet per tradheti kombetare (si bashkepuntor te Vucicit dhe Beogradit) dhe i njejti
(Milaim Zeka apo dikush tjeter) del dhe ju thote cfare te i vije ne mendje (pervec ta akuzoj njelloj akuzuesin si
tradhetar) dhe i ndalet fjala ne Kuvend, duhet te kembengul dhe te kerkoj se cilat fjale saktesisht jane te pershkruara
si fjale jo parlamentare.
Dhe pastaj, do te ishte mire qe nese behet nje liste e fjaleve jo parlamentare, te shkruhen edhe ne dialektet e tjera te
gjuhes shqipe, edhe ne gjuhet tjera pse jo, dhe tani do te konsideroheshin si fjale jo parlamentare vetem ato te
shkruara ne ate liste te fjaleve, keshtu qe cdo fjale tjeter jashte atyre fjaleve jo parlamentare, do te ishte ne rregull.
Keshtu qe, baci Milaim, heren tjeter qe te akuzon dikush si bashkepuntor te Vucicit apo Beogradit, dil shaje me nane,
edhe qe ta ndalin fjalen, kerko me te njoftu saktesisht per cilen fjale te permendur ne fjalim qe te eshte ndal fjala, ku
eshte e shkruar?
Ky eshte veprimi yt me i vogel qe munde te beshe, per ta mbrojtur nderin dhe krenarine tende kombetare.

Lexoni po ashtu:  Aksidentit ku vdiq kryetari i Ranillugut (FOTO)

Referenca per fjalimin e deputetit Cek ne Senatin e Cekise.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn