Kritikat e ashpra të kapitenit të Bullgarisë pas disfatës ndaj Kosovës

Kapiteni i Bullgarisë, Ivelin Popov, i ka kritikuar ashpër bashkëlojtarët e tij më të rinj në moshë për disfatën me rezultat 3:2 kundër Kosovës, duke thënë se disa prej tyre nuk janë gati për të luajtur për ekipin e parë.

Skuadra e Bernard Challandes ishte dominuese për pjesën më të madhe të ndeshjes të së hënës kundër Bullgarisë, e cila u zhvillua në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan Gazeta Express.

Më i miri për Bullgarinë, sipas SofaScore, ishte pikërisht kapiteni Popov (7.4), i cili e shënoi golin e parë të skuadrës së tij. Me notën më të ulët u vlerësua portieri Nikolay Mihaylov, ndërsa pas tij mbrojtësi Strahil Popov, i cili e kishte për detyra ta ruante Rashicën.

“Ne humbëm, siç e keni parë të gjithë. Pse? Pyetje e ndërlikuar. Unë mendoj se në gjysmën e dytë thyem disiplinën taktike në krahë. Krijuam shumë pozicione për kundërshtarin dhe e morëm këtë rezultat”.

“Të rinjtë kanë nevojë që ta ndryshojnë mënyrën e të menduarit. Kemi ende shumë ndeshje. Le të shpresojmë për një mrekulli. Historia tregon se ne e kemi dominuar si mysafir Anglinë”.

“Ne nuk kemi një ndjenjë të unitetit. Presidenti nuk mund të arrijë në kokat e të rinjve . A jemi duke folur vazhdimisht për përtëritje? Ekipi kombëtar nuk është një jetimore që ju thërret, sepse jeni i ri. Një herë ju duhet të luani 15 ndeshje dhe më pas të hyni në ekipin e parë”.

Me këtë fitore, Kosova radhitet në pozitën e tretë në tabelën e Grupit A, vetëm me një pikë më pak sesa Anglia dhe Republika Çeke. Megjithatë, Anglia e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Tabela e Grupit A:

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*