KQZ-ja mundëson votimin përmes postës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju mundëson qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit të votojnë përmes postës në zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale që mbahen në Kosovë. Për të votuar përmes postës, ju duhet të përmbushni kriteret e zotësisë juridike, të cilat janë të detajuara në vijim.

Procedurat për regjistrim dallojnë për qytetarët e Kosovës që janë regjistruar në regjistrin civil dhe atyre që nuk kanë janë të regjistruar në regjistrin civil. Varësisht, prej grupit që përkitni, ndiqni hapat në vijim.
Nëse jeni qytetar i Kosovës i regjistruar në Regjistrin Civil të Kosovës apo nëse jeni regjistruar suksesshëm për votim përmes postës në zgjedhjet e fundit.

Hapi 1 Shkarko dhe plotëso formularin e aplikimit për votim jashtë Kosovës

Hapi 2 Bashkangjit dokumentet mbështetëse

Për t’u regjistruar me sukses, ju duhet të bashkangjitni një kopje të dokumentit valid të identifikimit.

Hapi 3 Dorëzo aplikacionin për regjistrim
Formularin e aplikimit bashkë me dokumentet mbështetëse mund t’i dorëzoni në format në vijim. Aplikacioni i plotë duhet të dorëzohet brenda afatit të theksuar lartë.
Hapi 1 Shkarko dhe plotëso formularin e aplikimit për votim jashtë Kosovës
Hapi 2 Bashkangjit dokumentet mbështetëse
Për t’u regjistruar me sukses, ju duhet të bashkangjitni një kopje të dokumentit valid të identifikimit dhe dokumentet të cilat e vërtetojnë se ju keni të drejtë për të qenë shtetas i Kosovës.
Hapi 3 Dorëzo aplikacionin për regjistrim
Formularin e aplikimit bashkë me dokumentet mbështetëse mund t’i dorëzoni në format në vijim. Aplikacioni i plotë duhet të dorëzohet brenda afatit të theksuar lartë.

 

Nëse ju aplikoni për t’u regjistruar përmes e-mailit, aplikacionin tuaj duhet ta dërgoni vetëm për vete përmes postës elektronike personale (e-mailit).

Ju njoftojmë se aplikacionet mund t’i dërgoni për rrethin e ngushtë familjar që përmban të njëjtin mbiemër, e jo edhe për persona të tjerë. Nëse dërgoni aplikacione për personat jashtë rrethit të ngushtë familjar, aplikacionet për regjistrim do të refuzohen!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ju njoftoj për statusin e aplikimit tuaj përmes emailit apo numrit të telefonit. Ju mund të verifikoni se a jeni regjistruar me sukses, duke kontrolluar listën votuese jashtë vendit, e cila publikohet vetëm gjatë një procesi zgjedhor./PARROTLLA.NET/

Më poshtë mund të klikoni në linkun e publikuar nga KQZ-ja:

http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/?fbclid=IwAR2bSPi7wdjtGi8Fjv4TuS-E_gxjTWmK1T3u_EGphIYwgXv5GKsKKdWUTnU

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*