Kosova dhe Shqipëria mbajnë seminarin për mësimdhënësit e diasporës

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës e Shqipërisë, nga sot deri më 3 gusht do të organizojnë “Seminarin e XV Kombëtarë me Mësuesit/et e Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë “Prizreni 2019 ”.

Siç ka njoftuar MAShT  përmes një njoftimi për media, ky seminar do të mbahet në Prizren ndërsa hapja e punimeve do të bëhet në ora 14:00.

Në këtë seminar, pritet të marrin pjesë mësimdhënës të të gjitha viseve shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në mërgim.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*