Konsett shprehet i lumtur pas vendimit të Kushtetueses për rastin Drenica

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett është shprehur i lumtur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku u deklarua si e papranueshme kërkesa për masë të parakohshme në rastin Drenica.

Kosnett ka shkruar në Twitter se është i lumtur pas vendimit që e hedh poshtë ankesën për një çështje të madhe për krime të luftës.

“I lumtur pas vendimit unanim të Gjykatës Kushtetuese që hedh poshtë ankesën që prek një çështje të madhe të krimeve të luftës – një shenjë e mirëpritur e institucioneve të pjekura gjyqësore dhe rezistuese ndaj kërcënimeve politike”, ka shkruar Kosnett.

Ambassador Philip S. Kosnett

@USAmbKosovo

Glad to see the unanimous Constitutional Court ruling dismissing the appeal affecting a major war crimes case – a welcome sign of maturing judicial institutions & resilience to political intimid

Ndryshe, ditë më parë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta deklarojë si të papranueshme kërkesën për masë të përkohshme në rastin Drenica.

Në vendimin e Kushtetutës thuhet se parashtruesit Zeqir Demaku, Jahir Demaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku, Isni Thaçi, Bashkim Demaj, Selman Demaj, Driton Demaj dhe Agim Dema kishin kërkuar nga Kushtetuesja vlerësim të aktgjykimit të Supremes me datë 26 shtator të vitit të kaluar, nga ku pretendonin se iu ishin shkelur të drejtat e garantuara sipas ligjit.

Ata kishin kërkuar nga Gjykata të vendosë masë të përkohshme, përkatësisht të bëjë “pezullimin e procedurës së ekzekutimit të dënimeve nga Gjykata Themelore në Mitrovice lëndët me numër ED: 123, 125, 126 dhe 127, deri në vendosje të kësaj lëndë nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës”.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*