Konjufca: Shumë shpejt Vjosa Osmani do ushtrojë detyrën e Presidentes

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka  komentuar se si do jetë Kosova pas Hashim Thaçit, për të cilin flitet se do t’i konfirmohet aktakuza nga Haga.

“Nuk kam asnjë fakt apo argument që aktakuza është konfirmuar. Unë e di që zoti Thaçi ka premtuar se do japë dorëheqje kur të konfirmohet aktakuza. Shtrohet pyetja: A mos e ka thënë që do jap dorëheqje kur të bëhet publike apo kur ta dijë vetë?”, tha ai.

“VV mendon se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë për të zgjedhur një qeveri të re. Ne kemi nevojë për një parlament të ri sepse ky parlament ka zgjedhur qeverinë Kurti. Për shkak të makinacioneve të Hashim Thaçit, kjo është një qeveri jolegjitime.

Vjosa Osmani shumë shpejt do të ushtrojë detyrën e presidentit. Ajo do të marrë vendimet e presidentit për Kosovën. Nëse e pranon Vjosa Osmani kandidimin për presidente, kjo është një situatë e re në Kosovë. Por unë nuk mendoj se Vjosa Osmani do e legjitimojë qeverinë e Hotit për tre vite të tjera. Është mirë që fillimisht postin e presidentit ta ushtrojë Vjosa Osmani,” tha ai.

Shpërndaje

Comments are closed.