Komuna shpërndanë për herë të parë bursa për 100 studentët e Dragashit

Komuna e Dragashit ka publikuar thirrjen për aplikim për përfitimin e 100 bursave për studentët e kësaj komune të cilët studiojnë në universitetet publike të Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kjo komunë.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 27 tetor deri më 10 nëntor 2020, ndërsa bursat nga kjo komunë po shpërndahen për herë të parë.

“Është hapur thirrja për aplikim të përfitimit të 100 bursave për vitin akademik 2020/2021 për studentët që studiojnë në universitetet publike të Kosovës. Konkursi është i hapur nga 27 tetori deri më 10 nëntor 2020”, thuhet në njoftimin ku janë publikuar edhe kushtet e aplikimit. /

 

Shpërndaje

Comments are closed.