Komuna e Suharekës jep tenderin për ndriqim të fshatrave me “Prokurim emergjent”

Tenderin me kuotim e nga Prokurimi Emergjent “Instalimit dhe Sanimit të ndriçimeve publike” për fshatrat Shirokë, Sopijë, Mushtisht, Bllacë, Studenqan dhe Samadraxhë, teksa faza e dytë në Sopijë”, i hapur nga Komuna e Suharekës, nga sot ka fitues.

Fitues i këtij tenderi është N.T.P “Toni” nga Drenasi. Ai ka konkurruar edhe me dy kompani tjera, që kanë pasur çmim më të lartë.

Nga ky tender, kjo kompani do të fitojë 6.750,00 euro, teksa ishin parashikuar 9.500,00 euro. Dallimi është 2.750,00 euro. Për këto para kompani do të duhet të kryejë për 30 ditë këtë punë: ““Rregullimi i linjave të reja të ndriqimit publik në gjatësi ajrore sipas përshkrimit të FTD” në gjatësi 1200 metra”, sipas KRPP-së.

E data e planifikuar për nënshkrim të këtij tenderi është 20 tetor 2017, kur është edhe dita e fundit e fushatës zgjedhore për zgjedhje komunale, pasi më 21 tetor do të ketë heshtje zgjedhore.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Reshitaj merr mbështetje nga shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë