Komuna e Prishtinës kryen 60 testime D-Dimer çdo ditë

Brenda ditës Komuna e Prishtinës kryen 60 testime D-Dimer, qytetarët kërkojnë që ky numër të rritet.

Numri i personave që po presin në radhë nuk është edhe aq i madh.

Por me gjase nuk ishte kështu disa ditë më parë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Pasi që numri i personave që prisinin në radhë për të u testuar me analizen D-Dimer u raportua se ishte i madh.

E atyre që kjo qendër nuk mundi të i’u jap këtë shërbim nuk ishin edhe aq të kënaqur madje njëri prej tyre edhe reagoi në rrjetin social Facebook.

Megjithatë se pse ndodhi gjithë ajo tollovi tregon Kyreshefi I kësaj qendre Sami Uka.

Uka tregon se sa është numri i testimeve që mund të kryhen.

Ai gjithashtu kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

Ndërkaq nga Komuna e Prishtinës thonë së menjëherë kanë marrë masa.

Bujar Gashi drejtor i shëndetësisë në këtë komunë tregon edhe hapat që kanë ndërrmarrë që të mos ketë më tollovi.

Gashi thotë se nëse edhe me këto veprime nuk mund të përballohet fluksi I qytetarëve atëher, duhet rritur numrin e kapaciteteve.

Analiza D-Dimer nuk është kryer më parë në kujdesin parësor shëndetësorë, megjithatë për shkak të problemeve shëndetësore që ka shkaktuar Covid-19 ,është rritur kërkesa për kryerjen e këtyre testeve.

Shpërndaje