Komuna e Prishtinës: I kemi caktuar vendin shtatores së Anton Çettës

Komuna e Prishtinës ka vendosur që shtatorja e Anton Çettës të vendoset pranë fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, vendimi është marrë në nëntor të vitit të kaluar.

“Çështja e lokacionit për vendosjen e shtatores së Anton Çettës është e zgjidhur me vendimin e KK të Prishtinës (12.11.2020). Në një vend shumë dinjitoz, i përcaktuar në bashkëpunim edhe me familjen e tij”, ka shkruar kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Agim Kuleta, në Facebook.

Ndërkohë që së fundi përsëri mori bujë çështja e shtatores së Anton Çettës pas një letre publike që vajzat e tij i dërguan Ipeshkvisë së Kosovës ku kërkonn që ajo të mos vendosej në oborrin e Katedrales “Nëna Terezë” për shkak se kjo binte ndesh me veprimtarinë e tij “mbifetare” e “mbipolitike”.

Shtatorja e Çettës për kohë të gjatë është lënë pa lokacion, për një kohë madje duke qëndruar e fshehur në një qosh të rrugës Qamil Hoxha në kryeqytet.

Shpërndaje