KMDLNJ mohon se aktivisti i saj u përfshi në skandalin e fotografisë

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina e cila shpërndau një fotografi ‘të luftës’ ku shihej një grua duke u dhunuar nga disa ushtar, sot është intervistuar nga Policia dhe Prokuroria Speciale.

Ajo pas intervistimit ka dhënë emrat e njerëzve prej të cilëve sipas saj e ka marrë fotografinë.

Brovina tha se foton e ka marrë në dorë në vitin 2003 dhe se i është thënë që ajo është realizuar diku në rrafshin e Dukagjini. Brovina ka thënë se foton e ka marrë në vitin 2003 nga nënkryetarja e Komisionit për Personat e Zhdukur, Mevlyde Mezini Saraçi dhe një aktivist për të drejtat e njeriut, për të cilin ka thënë se nuk ia di emrin, raporton lajmi.net.

Pas mohimit që ia ka bërë kësaj deklarate të Brovinës, nënkryetarja e Komisionit për Personat e Zhdukur, Mevlyde Mezini Saraçi këtë e ka mohuar ashpër, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behgjet Shala, i cili tha se ajo nuk ka qenë fare fotografi dhe se i ka sugjeruar të mos e bëjë publike fotografinë.

“Pikë së pari, ajo nuk ka qenë fare fotografi, ajo ka qenë një copë letër, një fotokopje ose diçka e printuar, atë për herë të parë e kam parë dje tek byfeja e Kuvendit dhe i kam sugjeruar të mos e bëjë publike dhe ajo nuk ka të bëjë fare me Këshillin, sepse nuk ka shansa që një fotografi të dalë nga Këshilli pa lejen e eprorëve”, tha Shala.

Ai është shprehur se këto fotografi janë nën kontrollë dhe mund t’i marrin vetëm policia ose prokuroria me raste të veçanta me kushtin që t’i kthehen KMDLNJ-së.

“Të gjitha fotografitë, qoftë në terren qoftë në zyrë qendrore në Prishtinë janë në kontrollë dhe ato mund t’i jipen vetëm policisë dhe prokurorisë në raste të caktuara por ato pastaj kthehen. Fotografitë jepen me detyrim se ato fotografi nuk mund të mirren dhe të mos kthehen, ato jepen me marrëveshje që të kthehen dhe të mos përdoren”, tha Shala për lajmi.net.

Shala gjithashtu ka mohuar fuqishëm se një fotografi e tillë ka të bëjë me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut duke treguar se fotografitë që posedon Këshilli janë me emra dhe me numra rendor.

“Nuk është fare e vërtetë një gjë e tillë. Deklarata e saj ishte se ia ka dhënë një aktivist që nuk ia njeh emrin. Atë fotografi nuk e kam parë kurrë më herët vetëm disa minuta para se të publikohej dhe i kam rekomanduar të mos e publikoj. Nuk ka gjasë që ndonjë fotografi të dalë ashtu nga Këshilli sepse të gjithë i kemi me emra dhe numra rendorë. Nëse aktivistit nuk ia di emrin atëherë le ta përshkruaj atë aktivist si duket. Mirëpo ju garantoj se ajo nuk ka të bëjë me këshillin, as në Prishtinë e as me ndonjë qendër”, tha Shala.

Fotografia e publikuar nga deputetja Brovina ka ngjallur mbrëmë reagime të mëdha në media dhe në opinionin publik.

Ndërkohë, fotografia e saj është raportuar se gjendet në shumë uebfaqe të filmave për të rritur me ç’rast deputetja sot është intervistuar edhe nga Prokuroria

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*