Klubi i Prodhuesve në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri

Sot, Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka dërguar ndihmat e para për të prekurit e tërmetit që ndodhi dje në Shqipëri.

Duke i përcjellë me shqetësim shumë të thellë ngjarjet e djeshme, anëtarët e Klubit të Prodhuesve por edhe kompani të tjera janë mobilizuar që të ju dalin në ndihmë të gjithë të prekurve nga kjo katastrofë natyrore.

“Ndihmat e para janë produkte të domosdoshme për të prekurit, ku janë dërguar mbi 200 ton produkte ushqimore, por edhe dyshek, batanije dhe produkte të ndryshme të sanitare. Kompanitë të cilat këtë herë e kanë përkrahur këtë aksion humanitar janë Devolli Group (Blerim Devolli), M&Sillosi dhe Comodita (Shkëlqim Devolli), Rugove (Visar Kelmendi), Fluidi (Fejzulla Mustafa), Frutex (Shaqir Palushi) dhe Flutura (Gojart Kelmendi). Klubi i Prodhuesve sinqerisht bashkë ndjenë me të gjithë qytetarët shqiptarë dhe i shprehim ngushëllime familjeve të viktimave, me shpresën që numri i tyre të mos rritet dhe pasojat të jenë sa më të vogla. Jemi me të gjithë të lënduarit dhe me ata që mbeten pa kulm mbi kokë nga kjo katastrofë e natyrës”, thuhet në njoftimin e Klubit. /Telegrafi/

Ushtria e Prodhuesve te Kosoves, ndihma per vllezerit dhe motrat e Shqiperise. Kontigjenti i pare me ndihma nga Klubi i Prodhuesve te Kosoves, Devolli Group, M Sillos, Comodita, Frutex, Fluidi, Rugove dhe Flutra. Mbi 200 ton me ushqime dhe produkte sanitare + mbi 1000 dyshek.

Posted by Astrit Panxha on Wednesday, November 27, 2019

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*