Klopp tregon se ku gaboi në ndeshjen ndaj Crystal Palace

Liverpool ka shënuar fitore tejet të mundimshme kundër Crystal Palace.

U shënuan plotë shtatë gola për të vendosur fituesin e atij takimi tejet dinamik.
Ishin lojtarët e Jurgen Klopp që fituan me rezultatin 4:3, por ata njëherë gjetën vetën në disavantazh dhe njëherë tjetër humbën epërsinë.
Pas ndeshjes, trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp, ka treguar se ku ishte gabimi i tij taktik në këtë ndeshje.
“Ndoshta do të shënonim shumë më herët nëse nuk do ta luaja Salah në krahë të djathtë. Është gabimi im” ka thënë Klopp.
“Por, nuk ishte keq. Ai na ndihmoi shumë. Ishte një situatë fitore-fitore. Ai përfitoi nga stili i lojës dhe djemtë përfituan nga ai” ka thënë ndër të tjerash Klopp.
Kujtojmë se Mohamed Salah ishte ndër më meritorët për fitoren e Liverpool, duke realizuar dy herë për skuadrën e tij. /Parrotlla.net/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*