Klopp nuk i do këto tri ekipe në shortin e Champions League

Tottenhami, Manchester City dhe Manchester United – janë skuadrat që Jurgen Kloppi do të kishte dëshiruar t’i shmanget të premten në shortin e Ligës së Kampionëve.

“Redsat” siguruan një vend në cerekfinzle pas fitores së madhe 3-1 në udhëtim në “Allianz Arena” ndaj Bayern Munich.

Liverpooli u bë skuadra e katërt e angleze që siguron një vend në çerekfinale, pas Tottenham, Man City e Man United, kurse tutje kanë kaluar edhe Porto, Ajax, Barcelona e Juventusi.

Trajneri i “Të Kuqve”, tha se do të dëshironte që në fazën tjetër, mos të përballet me një skuadër angleze, por, sido që të jetë, “Redsat” janë gati.

“Sigurisht nuk do të doja të përballesha me një nga tre ekipet angleze, por do të jemi gati për cilindo skuadër që do të dalë nga shorti”, u shpreh Klopp.

“Lojtarët e adhurojnë këtë kompeticion dhe duan të shkojnë deri në fund”.

Shorti do të hidhet të premten me 15 mars në ora 12:00./PARROTLLA.NET/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*