Kjo është vajza më elastike në botë

Gjimnastja 12-vjeçarja, Liberty Barros, ka një talent unik pasi mund të përkulë trupin e saj në pozicione krejtësisht të pazakonta.

Trupi i saj elastik, i ka dhënë asaj pseudonimin Elastigirl, pas personazhit në filmat e Disney dhe Pixar te “The Incredibles”.

Barros tregon se e zbuloi aftësinë e saj teksa po shihte një nga videot e Rihannas dhe po përpiqej të imitonte lëvizjet e saj.

Prej asaj kohe, ajo ka udhëtuar nëpër botë me grupe të ndryshme cirku, duke vizituar Tajlandën, Malajzinë, Portugalinë dhe Hollywood-in, ku ka treguar aftësitë e saj gjimnastike.

“Ishte një ndjenjë kaq e çuditshme në fillim”, tha Liberty, duke kujtuar kohën kur zbuloi talentin e saj.

Prindërit e saj mbetën të habitur nga elasticetiti natyror i vajzës së tyre.

“Është çmenduri ajo që mund të bëjë dhe mjekët nuk e dinë pse dhe si mundet ta bëjë këtë. Një fëmijë vërtetë unik”, u shpreh babai i cili është njëherësh edhe menaxheri i saj.

 

 

Shpërndaje