Kim me imazhe tërheqëse pranë tortës së ditëlindjes, pak ditë para se të bëhet 40 vjeçe

Kim Kardashian realizoi kampanjë të veçantë një javë para ditëlindjes së 40-të.

Ajo do t’i mbush 40 vjet javën e ardhshme, por Kim Kardashian ua kujtoi 190 milionë ndjekësve të saj në Instagram se mosha është vetëm një numër për të, shkruan Daily Mail.

Kim postoi një video nga prapaskenat e një fotosesioni me temë për ditëlindjen, për koleksionin e ri të “KKW Beauty”, i cili do të lansohet në ditën kur ajo lindi.

Bukuroshja solli pjesë nga kapmanja, ku shihet teksa del nga torta e ditëlindjes e veshur me një palë bikini minimaliste dhe pantallona të tejdukshëm.
Ylli i Keeping Up With the Kardashians postoi disa video nga sesioni fotografik, për koleksionin e saj të ditëlindjes.

Nëna e katër fëmijëve pozoi para aparatit teksa dilte nga një tortë gjigante me ngjyrat krem, e bardhë, rozë dhe blu.

Këto imazhe do të përdoren për koleksionin e ri të saj, për nder të ditëlindjes së 40-të të Kim Kardashian.

Shpërndaje

Comments are closed.