Kida e fillon vitin me një ndryshim në dukje

Kida bëri një ndryshim në dukje.

Kida hyn në listën e atyre artisteve, që tregohen të guximshme për të eksperimentuar me dukjen.

Në muajin e parë të 2021-ës, artistja vendosi të ndryshojë dukjen, duke i ngjyrosur flokët tërësisht të bardha dhe vendosi edhe shtesa.

“Krejt bardhë si shpirtin”, ka shkruar ajo teksa ndau disa fotografi të reja, përmes së cilave tregon ndryshimin.
Artistja u komplimentua për këtë dukje, teksa pranoi edhe komente të shumta të ndjekësve të saj.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Kida titullohet “Drunk”, ndërsa po punon për këngë të reja.

 

Shpërndaje