Kida befason me pamjen në klipin e ri

Pas pushimit luksoz që bëri në Turqi ajo paralajmëroi edhe këngën e re.
Fjala është për artisten, Orhidea Latifi, apo siç njihet për publikun, Kida, e cila ka nisur xhirimet e klipit të ri.

Ndonëse ka bërë të ditur se vjen në një bashkëpunim, Latifi ende nuk ka zbuluar personin apo detajet e hollësishme të këngës.

Në postimin e fundit Kida lë nën hije të gjitha artistet e reja e që pamja e saj lë shumë për tu admiruar. Duket një princeshë e vërtetë në fustanin ngjyrë violet, madje kështu rrallë ta keni parë ndonjëherë.

“Shumë shpejt”, ka shkruar ajo.

“Mas”, mbetet kënga e fundit e lansuar nga ajo ku tashmë numëron mbi 4 milionë klikime në kanalin, Youtube.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*