KFC vjen me një produkt për grupe shoqërore i cili do ju lë pa fjalë

KFC ka lansuar shumë produkte në të kaluarën, por vitin që e lam pas, kompania e ushqimit të pulës prezantoi një produkt tjetër: një kafaz masiv për grupe shoqërore. “Internet Escape Pod”, siç e quan KFC, përmban një mbulesë të formuar në formë të duarve të kolonelit Sanders.

Kafazi është i ndërtuar me konstruksion metalik, një shkumë me densitet të lartë, ka ngjyrë llak dhe peshon tetë kilogram.

Aftësia që e bën këtë kafaz të veçantë është mundësia për personat që hyjnë brenda tij të jenë të izoluar nga bota virtuale e internetit dhe pajisjeve elektronike, pasi që kafazi ka aftësi të izoloj çdo valë elektro-magnetike.

KFC me këtë kafaz u jep mundësi grupeve të ndryshme sociale që të shoqërohen sa më shumë, pa pasur interferenca nga telefoni dhe interneti. Ky produkt është në shitje nga viti 2018 dhe mund të porositet nga web sajti zyrtar i KFC’s.

 

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published.