Këtë fundjavë kthehet Superliga: Orari i ndeshjeve

Pas një periudhe pushimi dhe fazës përgatitore, sezoni i ri i Ipko Superligës së Kosovës do të nisë të shtunën.

Qysh në xhiron e parë të kampionatit kosovar do të ketë përballje mjaft interesante. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen duke filluar nga ora 17:00, raporton Gazeta Express.

Feronikeli do ta nisë sezonin e ri të Superligës së Kosovës në shtëpi, me ndeshjen kundër Drenicës, ku do të tentojë ta dëshmojë synimin për ta mbrojtur titullin e kampionit qysh nga fillimi.

Në anën tjetër, Prishtina synon të shkojë një hap më tutje sesa vitin e kaluar, kur mbeti nënkampione. Sfidën e parë në rrugën drejt trofeut të këtij sezoni do ta ketë pikërisht kundër rivalit të qytetit, Flamurtarit.

Rezultate të mira në xhiron e parë do të tentojnë të marrin edhe klubet e tjera, si Drita që përballet me Ferizajn dhe Trepça ’89 me Gjilanin.

Ky është orari i xhiros së parë:

E shtunë 17 gusht

Flamurtari – Prishtina

Feronikeli – Drenica

Llapi – Vushtrria

E diel 18 gusht

Drita – Ferizaj

Trepça ‘89 – Gjilani

Dukagjini – Ballkani .

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*