Këshilltari Komunal në Pejë rroga ime për 4 vite do të shkoj për familjet me nevojë (Foto)

Gëzon Berisha, këshilltar i NISMËS në KK të Pejës, thotë se me mëditjet e këshilltarit për 4 vjetët e ardhshme do të ndihmoj familjet skamnore, raporton PaRrotlla.net

Orientimi Social-Demokrat ka bërë që Gëzon Berisha të bëhet pjes e NISMA për Kosovën që tani aktualishtë është edhe Kryetar i degës së kësaj partie në Pejë.

Berisha në zgjedhjet e fundit lokale ishte bartës i listës nga Nisma ku edhe fitoi 2.1% të votave në Pejë që tani edhe e përfaqson subjektin e tij në KK të Pejës.

Ndërsa për këtë inicjativë të Berishës kuptuam nga Kujtim Halili i cili është aktivist nga një organizatë joqeveritare i cili gjen familjet të cilat kanë vërtet nevojë për ndihmë, pastaj grumbullon ndihmat nga njerzë të cilët kanë mundësi të ndihmojnë si në Kosovë ashtu edhe nga Diaspora.

Image may contain: 1 person, sitting

Gëzon Berisha për gazetën Koha Ditore tha se mua nuk më duhen mëditjet të cilat më takojnë Kuvendin Komunal të Pejës sepse kam bizneset e mia dhe ato mëditje kam vendosur ti dhuroj gjatë gjith mandatit për familjet skamnore. Aktualisht mëditja e plotë është 192 euro në muaj dhe për katër vite janë mbi 9 mijë e 200 euro të cilat Berisha do ti dhuroj për bashkëqytetarët e tij./PaRrotlla.net

Shpërndaje