Këngëtari nga Gjakova që ishte prekur me koronavirus në Gjermani thotë se është shëruar

Këngëtari, Muhamet Sejdiu, me anë të një postimi në Facebook thotë se ai dhe bashkëshortja e tij janë shëruar nga virusi Covid-19.

Dy personat në fjalë kishin dalë fillimisht pozitiv me virus para disa ditëve pas ishin kthyer nga Dussefdorfi i Gjermanisë.

Mirëpo, Sejdiu ka bërë të ditur se pas testeve të kryera sot, ata kanë dalë negativ dhe janë shëruar.

Ai në shkrimin e tij ka falënderuar mjekët dhe gjithë stafin për punën e tyre.

Ndryshe në Kosovë deri më tani rezultojnë 106 persona që kanë dalë pozitiv me virusin Covid 19./Express/

Shpërndaje

Comments are closed.