Kendall Jenner duket mahnitëse në fotosesionin që e realizoi për “Givenchy”

Kendall vjen shumë tërehqëse në setin e ri fotografik.

Kendall Jenner mbetet një ndër modelet më të kërkuara dhe njëherësh më të paguara në botë.

Së fundi, bukuroshja ka pozuar për brendin e njohur “Givenchy”, ku u shfaq e veshur me një fustan nga koleksioni i ri i kësaj marke.
Fustani transparent që kishte veshur Kendall, ia vuri në pah fizikun e përsosur asaj, teksa pozoi e ulur në një karrige.
Në disa prej fotografive, ajo po mbante afër vetes një çantë të madhe, kurse fustanin e kishte kombinuar me doreza të gjata plot shkëlqim.
Emri i Kendall së fundi është lakuar në medie për një përleshje që kishte me motrën Kylie Jenner.

Shpërndaje

Comments are closed.