Katër zyrtarë të Krimeve Ekonomike largohen nga pozitat e tyre

Disa ditë më parë, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka u ka hapur rast hetuesve të Policisë së Kosovës, Avini Namanit, Ejup Isufit dhe Nazim Sahitit të cilët para një viti e kanë arrestuar Zekën, pasi që kishte denoncuar në polici një rast të një mashtrimi ku ishte i përfshirë Ilir Krasniqi, shkruan Parrotlla. net. Zeka i ka akuzuar hetuesit për nxjerrje të qëllimshme të sekretit hetimor nëpër mediat elektronike, me qëllim shkatërrimin e imazhit të tij.

Avni Namani përndryshe ka qenë i përfshirë edhe në rrahjen e ish Drejtorit gjeneral të PTK, Agron Mustafës, si edhe ka qenë hetuesi kryesor në ratin e Provimit të Juridikaturës së Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, që u mbyll në kohë rekord.

Por sot, katër nga zyrtarët kryesorë për hetimin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës nuk janë me në pozitat e tyre.

Shefi i Njësive rajonale për hetimin e krimeve ekonomike, Avni Namani, shefi i Krimeve Ekonomike për regjionin e Prishtinës, Halit Zhdrella, shefi i Hetimeve financiare Shkumbin Kadishani dhe shefi i Sektorit të korrupsionit, Shemsi Igrishta nga e enjtja nuk janë pjesë e Krimeve Ekonomike.

Siç ka mësuar Koha Ditore, largimi nga pozita e këtyre zyrtarëve ka ardhur pas një vendimi të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Gazeta ka tentuar të kontaktojë me zyrtarë në fjalë, por ata për shkak të arsyetimit se për këtë çështje ka vendosur hierarkia nuk kanë dashur të komentojnë vendimin e drejtorit.

Megjithatë, Qalaj në një bisedë me gazetën ka pranuar ndryshimet. Ka thënë se ndryshimet do t’i prekin edhe sektorët e tjerë e jo vetëm Departamentin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.

Qalaj ka pranuar se “ka dëgjuar për afera të ndryshme korruptuese brenda Drejtorisë së Krimeve Ekonomike”.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*