Kastrati kundër futjes së Kamenicës në karantinë pas rastit të parë me Covid-19 atje

Kamenica ka regjistruar sonte rastin e parë pozitiv me koronavirus. I diagnostikuar është një banor nga fshati Topanicë i ardhur nga Gjermania gjatë këtij muaji. Sipas kryetarit të komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, gjendja e të infektuarit është e mirë.

Po Kastrati është shprehur kundër futjes në karantinë të qytetit.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Kastrati u ka bërë thirrje qytetarëve që të rrijnë në shtëpi derisa sipas tij karantinimi i një fshati apo zone të caktuar nuk ka rezultuar efektive në luftimin e Covid-19.

“Rastet e konfirmuara, mbeten të tilla – të konfirmuara. Pra, nuk domethënë që janë personat e vetëm të infektuar. Karantinimi i një fshati të vetëm apo një zone të caktuar nuk është më forma më efektive për të luftuar këtë pandemi. Nuk guxojmë asesi të izolojmë një zonë dhe të tjerët të relaksohemi. Sot duhet vetkaranatinim në shtëpitë tona. Secili❗ Dilni vetëm për gjërat e domosdoshme dhe atëhere kur të dilni, pajisuni me masa mbrojtëse (doreza, maska kirurgjike dhe mbajeni distancën)”, shkruan ai në Facebook.

Shpërndaje

Comments are closed.