Kaos i rrjeteve sociale: Përveç Instagramit, nga sistemi bien edhe Facebook e WhatsApp

Përdoruesit në mbarë botën po përjetojnë vështirësi në qasje në faqet e rrjeteve sociale Instagram dhe Facebook, si dhe në aplikacionin popullor të mesazheve, WhatsApp.

Përdoruesit në Evropë dhe SHBA janë më të prekurit më së shumti në një varg ndërprerjesh.

Njoftimet për ndërprerje kanë ardhur nga më tutje, duke përfshirë përdoruesit nga shtetet si Australia, Brazili, Kolumbia, Japonia, Meksika, Filipinet, Rusia, Singapori, Afrika e Jugut dhe Uruguait.

Problemi i Instagramit përqendrohet në mosngarkimin e kryefaqeve.

Përdoruesit e Facebook thonë se po hasin probleme në kyçje dhe kryefaqe gjithashtu, si dhe në shikimin e fotografive apo postimin e tyre.

WhatsApp po dështon të dërgojë ose të marrë mesazhe, si dhe po ofron një lidhje të dobët përgjatë përdorimit, me një numër të vogël të përdoruesve me pamundësi për t’u kyçur në aplikacion.

Mediet ndërkombëtare kanë tentuar të kontaktojnë me kompaninë e ‘Facebook’, por nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*