Kanada nuk do t’i paguajë sigurimet për Harryn dhe Meghan

Kanada do ta ndalojë pagimin e sigurimeve për Harryn dhe Meghan.

Kanada së shpejti do të ndalojë sigurimin e Dukës dhe Dukeshës së Sussexit, ka konfirmuar qeveria federale, shkruan BBC.

Royal Canadian Mounted Police (RCMP) kanë ofruar ndihmë për çiftin që nga ardhja e tyre në Kanada “me ndërprerje që nga nëntori i vitit 2019”.

Nuk ishte e qartë nëse kanadezët do të paguanin për sigurinë e tyre pas shpërnguljes atje. Çifti do të tërhiqen zyrtarisht nga titujt mbretëror nga 31 mars.

Ata nuk do të kryejnë më detyra në emër të Mbretëreshës, por marrëveshjet do të rishikohen pas 12 muajsh.

Harry dhe Meghan kanë treguar që do të ndajnë kohën e tyre midis Britanisë së Madhe dhe Amerikës së Veriut.

Kryeministri Kanadez Justin Trudeau ishte përballur me pyetje të përsëritura se kush do të paguante për të siguruar sigurinë për princin dhe gruan e tij Meghan.

“Ndihma do të pushojë në javët e ardhshme, në përputhje me ndryshimin e tyre në status,” thuhet në deklaratën e sigurisë publike.

Harry së fundi ka kërkuar publikisht që nga tani mos ta thërrasin princ por vetëm Harry.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published.