‘Jetoj me lekët e babit’, jeta në fshat e çiftit të njohur të BB9, Katerina dhe Lupçe

Katerina dhe Lupçe, një nga dyshet më simpatikë të ‘Big Brother love edition’, në intervistën e tyre të parë për të treguar se si ka vazhduar jeta në çift këto vite larg vëmendjes mediatike, rrëfyen se vazhdojnë ta duan njëri-tjetrin si ditën e parë.

Një nga çiftet më simpatikë të “Big Brother Love Edition”, Katerina dhe Lupçe, ishin të ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku treguan përditshmërinë e tyre larg vëmendjes mediatike.

Të njohur që në fëmijëri, çifti bashkëjeton në shtëpinë e Lupçes, në fshatin Pustec të Korçës.

Lupçe tregoi se bashkëjetesa po shkon mirë, edhe pse për fat të keq është vështirë për punë, ndaj detyrohet të kërkojë ndihmë financiare nga prindërit.

Gjatë gjithë ditës unë dal, vetëm shëtis, jam gjithnjë në makinë, vetëm bredh me shokë lart e poshtë”,- tha ai. Por kur Bieta e pyeti se si ia del me shpenzimet, ai pranoi se nuk punon, por jeton me paratë e të atit: “Me lekët e babit…” – tha me të qeshur duke shpjeguar se është e vështirë që të gjejë një punë të qëndrueshme.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published.