“Jam djali i vëllait të Bekim Haxhiut, ai nuk më lejoi të bie në provokime të Feronikelit”

Rinor Haxhiu, i përfshirë në një zënkë në mes zyrtarëve të KFF Mitrovicës dhe KFF Feronikelit, mohon të jetë përfshirë në atë zënkë deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu. Në një video shihet Haxhiu në tollovinë e krijuar në atë ndeshje teksa dora e tij shkon në fytyrën e një të riu. E ai doli të jetë djali i vëllait të Bekim Haxhiut, e jo zyrtar i Feronikelit. Këtë e ka thënë vet Haxhiu, e tani e ka konfirmuar edhe vet i riu që shihet në video.

“Tani pashë që një video ka dalë virale që është shpërndarë pas lojës KFF Mitrovica-KFF Feronikeli. Axha im, deputeti Bekim Haxhiu mua më ka ndaluar dhe qetësuar pas provokimeve që kanë bërë nga disa zyrtarë të Feronikelit me në krye Ragip Veseli”, ka shkruar Rinor Haxhiu në profilin e tij në “Facebook” .

Lexo Edhe:
Ndeshjet e mbetura të Real Madridit dhe Barcelonës në garë për titull në La Liga
“Unë e falenderoj Axhën tim Bekim Haxhiu që më ka qetësuar e qortuar dhe nuk ka lejuar përleshjen me zyrtarët e Feronikelit që provokuan. Unë axhës tim Bekim Haxhiu i kërkoj falje që për shkakun tim dhe provokimeve të Feronikelit u detyra të qetësoj situatën, por dashakeqët, faqezinjtë dhe shpifësit për qëllime të caktuara mua më paraqitën qëllimshëm si zyrtar i Feronikelit pa pasur unë asnjë lidhje me atë klub. Unë i jam gëzuar suksesit të KFF Mitrovica që finacohet nga Hajrullah Haxhiu, vëllau i Bekim Haxhiut”, ka theksuar Rinor Haxhiu, duke insistuar se Bekim Haxhiu nuk ka prekur njeri me dorë, aq më pak zyrtarët e Feronikelit.

Kryetar i KFF Mitrovicës, kampiones së re të Kosovës në futboll që mposhti KFF Feronikelin në finalen e femrave, është vëllai i ish nënkryetarit të FFK-së, Bekim haxhiut.

Shpërndaje

Comments are closed.