Ja kush e pengoj avionin zviceran të aderojë në aeroportin e Prishtinës

Sot në media u raportua se një avion që po vinte nga Gjeneva në Prishtinë kishte probleme gjatë aterimit.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara ka treguar për Indeksonline se cila është e vërteta e kësaj ngjarje.

Ajo ka mohuar të ketë pasur ngrica në pistën e aeroportit siç u raportua në media në mëngjes.

“Fluturimi i Swiss gjatë aterimit ka hasur në sulm zogjësh dhe jo për shkak të motit. Dhe për këtë arsye ka vonesë në nisje. Për çdo informatë shtesë në realizimin e fluturimit lusim udhëtarët të jenë në kontakt me kompaninë ajrore në fjalë”, ka thënë Gara, duke shtuar se se udhëtarët të cilët do të udhëtojnë me këtë kompani, do të kenë vonesa në nisje.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Qeveria ndan 100 mijë dollarë për luftën kundër ISIS’it