Ja kompanitë më të mira për të punuar

“Google” mbetet kompania më e mirë për të punuar. Kjo kompani, për të katërtin vit radhazi, nga viti 2013, dominon klasifikimin e kompanive shumëkombëshe ku punohet më mirë, hartuar nga “Great Place to Work”.

Në vend të dytë është “SAS Institute”, e ndjekur nga “W.L. Gore & Associates”. Në vendin e katërt, renditet “Dell”.

Lista e hartuar nga instituti tregon dominim e qartë të shoqërive të teknologjisë, edhe pse mungojnë disa emra të mëdha si “Facebook” e “Apple”.

Gjithashtu, mungojnë edhe bankat: Të vetmet institucionet financiare mes 25 kompanive shumëkombëshe ku punohet më mirë janë “Daimler Financial Service” dhe “American Express”.

Ja lista e kompanive 25 kompanive shumëkombëshe, ku të punosh është një ‘kënaqësi’.

Kompania – Numri i të punësuarve

1. Google – 56.300

2. SAS Institute – 13.741

3. W.L. Gore & Associates – 10.428

4. Dell – 70.000

5. Daimler Financial Service – 8.388

6. NetApp – 12.774

7. Adeço – 35.000

8. Autodesk – 8.376

9. Belcorp – 8.558

10. Falabella – 103.000

11. Hyatt – 96.627

12. Mars – 74.568

13. Açor – 143.004

14. Cisco – 70.000

15. Cadence Design Systems – 6.167

16. Atento – 150.000

17. Hilton – 148.397

18. Scotiabank – 86.665

19. Diageo – 33.000

20. S.C. Johnson – 13.000

21. EY – 205.627

22. Adobe – 12.914

23. Monsanto – 21.072

24. 3M – 89.753

25. American Express – 52.412

Shpërndaje

Comments are closed.