IuteCredit e dërgon në Gjykatën e Arbitrazhin shtetin e Kosovës

Kosova shumë shpejt do të përballet në Gjykatën e Arbitrazhit pasi është paditur nga institucioni mikrofinanciar IuteCredit.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, gjatë një takimi që ka pasur me guvernatorin e Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti, i cili ka shprehur shqetësimin e tij rreth dërgimit të lëndës në arbitrazh nga IuteCredit kundër shtetit të Kosovës, ku në fund të vitit të kaluar kishte marrë vendim për ndalimin e aktivitetit të këtij institucioni.

Selimi ka thënë se Ministria që ai udhëheq do t’i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm ligjor për këtë çështje.

“Bashkë me Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit, Sami Istrefi pritëm në takim guvernatorin Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, i cili shprehi shqetësimin e tij, rreth dërgimit të lëndës në arbitrazh nga IuteCredit për shtetin e Kosovës. Për këtë çështje, guvernatorin Mehmeti e sigurova që Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Drejtësisë do t’i ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm ligjor për këtë çështje”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Ai më tej shton se Avokati i Shtetit kërkon që sa më shpejt të merret vendimi për procedurat në mënyrë që afatet ligjore të Arbitrazhit të mos e ndëshkojnë Kosovën.

“Askush nuk mund të përfitojë duke dëmtuar qytetarët, por as duke shkelur ligjin që është në fuqi”, ka shtuar ministri.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, Banka Qendrore e Kosovës kishte marrë vendim që t’ua marrë licencën institucioneve mikrofinanciare IuteCredit dhe Monego, me arsyetimin se përveç kredive me norma astronomike të interesit.

Shpërndaje

Comments are closed.