Ish presidenti i Serbisë akuzon Vuçiqin se e humbi Kosovën

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka thënë se zgjidhja e çështjes së Kosovës është vështirë të arrihet deri në fund të vitit.

Në një intervistë për “Blic”, Tadiq ka deklaruar se nuk do ta mbështes një zgjidhje nga ata që janë servilë ndaj çështjes së Kosovës dhe që kanë ardhur në pushtet kinse mbi ruajtjen e interesave kombëtare, ndërsa po i mbrojnë interesat personale.

“Tërheqja e kësaj qeverie tashmë është një pjesë e madhe e zgjidhjes së problemit të Kosovës, sepse pa ndodhur kjo nuk ka vend për zgjidhje e cila me të vërtet mbron interesat e Serbisë dhe qytetarëve të saj”, ka thënë ai.

Tadiq ka theksuar se plani i tij është menduar kryesisht për mbrojtjen e institucioneve serbe në veri të Kosovës, që të garantohet siguria e aseteve dhe qytetarëve.

“Është e papërgjegjshme të flitet për ndonjë zgjidhje konkrete në rrethanat e politikës jo transparente të Kosovës ndaj kësaj qeverie. Çdo sugjerim i një zgjidhjeje derisa të njihet fusha e saktë e problemit është demagogji e pastës. Por, ajo që mund të them është se nëse deri në vitin 2012 do të zbatohej orientimi im kryesor në projekt-rezolutën e cila thotë se nuk do të humbasim në paqe atë që kishim humbur në luftë, tani do të ishte ruajtja e asaj që kjo qeveri nuk duhej do të dorëzohej nga viti i lartpërmendur”.

Sipas tij, të gjithë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare po i kërkojnë opozitës që të mos e shqetësojë publikun, pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u ka premtuar atyre të nënshkruajnë marrëveshjen që do t’i ofrohet

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*