Ish-drejtori i Liverpoolit do të vendosë për përjashtimin e Man Cityt nga Championsi

Njëri ndër tetë anëtarët të bordit të UEFA-s që po e shqyrton kërkesën për ta përjashtuar Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve për një sezon është edhe ish-drejtori ekzekutiv i Liverpoolit, Rick Parry.

Organi hetues i shtëpisë evropiane të futbollit (UEFA), është duke e zhvilluar një hetim ndaj Manchester Cityt dhe pritet t’i kërkojë UEFA-s ta pezullojë kampionin e Anglisë nga Liga e Kampionëve, sipas New York Times.

Rick Parry e kishte mbajtur detyrën e drejtorit të Liverpoolit nga viti 1998 deri në vitin 2009. Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë edhe drejtor ekzekutiv i Premierligës.

Kur u pyet nëse ka konflikt interesi në përfshirjen e tij për marrjen e këtij vendimi për Manchester Cityn, Parry nuk pranoi të komentojë. Në bordin e UEFA-s, ai punon me ekspertë ligjorë të sportit dhe akademikë të tjerë ligjorë nga shtatë vende anëtare të UEFA-s.

Organi hetues i UEFA-s e është duke kryer hetim ndaj llogarive bankare të City, pasqyrimet e të cilave u zbuluan vitin e kaluar, pas akuzave se klubi, i cili është në pronësi të sheikut Mansour bin Zayed al-Nahyan, i kishte shkelur rregullat e Financial Fair Play të UEFA-s.

City i kishte mohuar akuzat për shkeljen e rregullave të FFP-së, mirëpo e kishte mirëpritur këtë hetim si mundësi për ta dëshmuar pastërtinë e vet. Megjithatë, tani klubi anglez është i shqetësuar se besimi i saj është duke u tradhtuar.

“Manchester City është duke bashkëpunuar me besim të plotë dhe hetuesit e UEFA-s. Duke e bërë këtë gjë, klubi varet nga pavarësia dhe përkushtimi i këtyre hetuesve në këtë proces dhe në deklaratën e UEFA-s se nuk do ta komentojë këtë çështje deri më 7 mars”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga Manchester City.

“Lajmi i New York Times i citon disa njerëz të afërt me këtë rast dhe kjo është me të vërtetë shqetësuese. Implikimet se besimi i Manchester Cityt në hetuesit e UEFA-s është i gabuar ose po keqinterpretohet nga disa individë e dëmton reputacionin e klubit dhe interesat komercial”.

“Raportet e publikuara të Manchester Cityt janë të plota dhe janë çështje ligjore. Akuzat për parregullsi financiare janë të pavërteta dhe prova të mjaftueshme për një gjë të tillë u janë ofruar hetuesve”.

Hetimi, i udhëhequr nga ish-kryeministri i Belgjikës, Yves Leterme, pritet të përfundojë në fund të kësaj jave apo javën e ardhshme dhe pritet të kërkojë që Manchester City të pezullohet nga Liga e Kampionëve për të paktën një sezon. /Parrotlla.net/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*