Industria në rënie dëbon rininë e qytezës kosovare, Suharekës

Shkruan: Dia Morina 

Njerëzit e biznesit në qytetin e vogël të Suharekës përballen me një detyrë të vështirë, për të rindërtuar industrinë e saj të shkatërruar dhe për të bindur të rinjtë e mbetur se ia vlen të qëndrojnë.

Qyteti i Suharekës në jug të Kosovës dikur ishte vendi i fabrikave që gumëzhinin nga mijëra punëtorë – por tani shumë prej tyre janë larguar nga vendi pas kolapsit industrial, shkruan Balkan Insight.

Dikur i njohur për fabrikën “Ballkan” që prodhonte shirita transportues prej gome me mbi 2000 punëtorë si dhe për veraritë e saj lokale, qyteti dhe rrethina e tij kanë humbur frymën e prosperitetit.

Ashtu si në vende tjera të Kosovës, lufta dhe rënia e industrive të mëdha gjatë viteve ‘90-të kanë pasur një ndikim të ashpër në popullatën lokale.

Tani vlerësohet se rreth 30 për qind e popullsisë prej 90,000 banorësh jetojnë  në vendet e Evropës Perëndimore, kryesisht në Gjermani, Zvicër dhe Itali.

Remitancat nga të afërmit jashtë vendit sigurojnë një litar shpëtimi për shumë njerëz që kanë qëndruar, ndërsa bujqësia ende luan një rol kyç në ekonominë lokale.

Mbi 2,000 fermerë vazhdojnë traditat e kultivimit të rrushit në këtë zonë të njohur para luftës për vreshtat e saj.

Gjatë viteve të fundit, fermerët lokalë kanë filluar gjithashtu kultivimin në shkallë të gjerë të mjedrave dhe dredhëzave, me ndihmën e subvencioneve shtetërore, si dhe rritjen e perimeve.

Por ka nga ata që ëndërrojnë të rivendosin industrinë dikur të begatë të qytetit dhe krijimin e vendeve të reja të punës në fabrika – ndonëse një punëdhënës vendas ankohet se nuk mund të gjejë mjaft punëtorë të trajnuar mirë.

Lexoni po ashtu:  Kandidati i LDK-së për Novobërdën dënohet me 3100 euro

“Mundësitë e punësimit në fabrikën tonë janë gjithmonë të hapura. Ne kemi më shumë kapacitet se Suhareka që ka njerëz”, tha Shefqet Kuqi, pronari i fabrikës së këpucëve  ‘Solid’, punëdhënësi më i madh privat në qytet.

Kuqi, ish teknolog ne Balkan, tha se fabrika e tij ka 330 punëtorë, por ka vend edhe për shumë tjerë.

“Kapaciteti ynë është 700,000 deri në 800,000 palë këpucë në vit, por mungesa e një fuqie punëtore në Suharekë që është e përgatitur profesionalisht për këtë ndikon në fabrikën tonë, kështu që ne prodhojmë rreth 600,000 palë në vit, që është rreth 1,500 palë në ditë”, shpjegoi Kuqi.

Kuqi eksporton këpucë në vende të ndryshme si Franca, Gjermania, Italia, Greqia, Rumania dhe Serbia.

“Në Serbi kompania jonë shet mbi 100,000 palë këpucë në vit”, tha ai, duke shpjeguar se nga shtatori ai ka në plan të përdorë një pjesë të një fabrike në Preshevë në të cilën ka investuar në përpjekje për ta bërë më të lehtë që prodhimet e tij të shiten edhe në tregun rus.

“Ne po e bëjmë këtë për shkak të tregut në Serbi dhe Rumani, por edhe në Rusi, pasi aktualisht punojmë nëpërmjet Rumanisë për shkak të problemeve politike që ka Rusia me Kosovën. Mallrat tona nuk mund të shkojnë atje drejtpërdrejt”, tha ai.

Rusia mbështet Serbinë duke refuzuar ta njohë Kosovën si të pavarur, ndërsa në vitin 2014, Kosova mbështeti vendimin e SHBA dhe BE për të vendosur sanksione ndaj Moskës pas përfshirjes së saj ushtarake në Ukrainë.

Edhe gjatë verës kur punëtorët shkojnë në pushim, linjat e prodhimit në fabrikën e këpucëve ‘Solid’ nuk mbyllen kurrë.

Lexoni po ashtu:  Falimentimi i "Interex" të gjitha pikat blihen nga "Emona City"

Shumica e punëtorëve janë mes 20 dhe 40 vjeç, shumica prej tyre janë gra dhe sigurohen që secila prej tetë proceseve që një këpucë duhet të kalojë për të qenë gati për shitje, të kryhen sa më mirë që është e mundur.

Kur një palë këpucësh më në fund paketohen, i vendoset etiketa “Made in Kosovo” – që shpesh shtynë diasporën kosovare të publikojnë me krenari fotografi në mediat sociale pasi blejnë ato në Gjermani, Itali apo vende tjera evropiane.

 

‘Të rinjtë e Kosovës kanë humbur shpresën’

Kuqi fajëson Ministrinë e Arsimit të Kosovës për mos kontribut të mjaftueshëm në zhvillimin e sektorit ekonomik.

“Problemi është se shkollat ​​e mesme nuk janë në përputhje me kërkesat e ekonomisë, por në shërbim të politikës. Në zonën tonë industriale, ka një shkollë të mesme, por ka departamente të ekonomisë, banka e financa, e juridik. Asnjë nga këta nxënës nuk mund të gjejnë punë kur mbarojnë shkollën, “tha ai.

Kuçi sqaroi se këta nxënës duhet të trajnohen më shumë pasi të kenë përfunduar shkollën e mesme për të qenë gati për punë në industri.

“Dikush qe shkon në shkollë të mesme për rrobaqepësi për shembull, do të mund të punësohej menjëherë në fabrikën tonë,” potencon ai.

Ai tha se një problem tjetër është se shumë pak të rinj dëshirojnë të qëndrojnë dhe të gjejnë një punë të qëndrueshme në Suharekë, ose edhe ata që qëndrojnë shpesh nuk kanë kualifikimin e duhur.

Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, por Kuqi shprehë frikë se “të rinjtë e Kosovës kanë humbur shpresën për të jetuar këtu”.

Lexoni po ashtu:  Sherr masiv në Zvicër, 3 shqiptarë përfundojnë të plagosur në spital

Shqetësimet e tij mbështeten prej disa të rinjëve të arsimuar që jetojnë në këtë komunë.

Arian Curri, një mjek 29-vjeçar në Suharekë, tha se ishte i zhgënjyer me situatën e punësimit në Kosovë dhe ishte gati të largohej nga vendi.

“Paga ime e vogël dallon shumë pak nga paga e një pastruesi. Puna nuk është e sigurtë, për shembull unë dhe disa tjerë punojmë me kontrata të shkurtëra prej 6 muaj ose një vit,” sqaron Curri.

Poashtu nuk ka shumë mundësi avancimi progesional, shtoi ai, kështu që ai e sheh vetën së shpejti në ndonjë nga vendet e Evropës Perëndimore.

Mirlinda Morina, 27 vjecare që ka pëefunduar studimet në Prishtinë dhe është kthyer në Suharekë, tha se për dy vjet e fundit nuk ka pasur ndonjë mundësi punësimi për të në këtë qytezë.

“Nuk e shoh të ardhmën këtu. Kam studiuar Pedagogji Sociale. Po të kishte ndonjë mundësi punësimi për profesionin tim, do të kisha shkuar kudo në botë,” Morina tha.

Gjykuar nga statistikat, në Suharekë, ajo nuk është e vetme.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn