Indiani që i lejon 60 mijë bletët t’i mbulojnë fytyrën, thotë se insektet janë “miqtë e tij më të mirë”

Një djalë nga India i cili mban bletë, thotë se i beson aq shumë insekteve që i konsideron miq – sa që mbi 60 mijë sosh i lejon t’ia mbulojnë fytyrën.

24-vjeçari i njohur si Nature M.S, i referohet bletëve si “miqtë e tij më të mirë”, duke besuar se ato nuk e konsiderojnë atë si kërcënim.
Nature qysh si 7-vjeçar nuk hezitoi t’i mbajë bletët në fytyrë, duke i lënë gojëhapur bashkëmoshatarët në Kerala. Ai gjithashtu mban rekordin botëror të Guiness, për qëndrimin më të gjatë të bletëve në kokën e tij – 4 orë e 10 minuta e 25 sekonda.

Edhe pse i vetëdijshëm që pickimi i bletëve mund t’i shkaktoj alergji të rrezikshme, rreziku që ta pickojnë sipas tij janë shumë të vogla për mos të thënë zero.

Nature ka një vëlla emri i të cilit ka lidhje me bletët – quhet Nektar. Ai u pagëzua me këtë emër nga prindërit e tyre nga dashuria e madhe që e kanë për bletët.

Shpërndaje

Comments are closed.