“ILLCON” i vlerësuar nga Apple si “Aplikacioni i gjeneratës së re”

“ILLCON” është rrjet social, i pari i këtij lloji, ndërthurje ndërmjet sistemeve më të pëlqyera të aplikacioneve tjera, me teknologjitë më të reja.

“ILLCON” është lansuar më datë 25.08.2020, ku nga ajo datë është në dispozicion dhe ju mundëson përdoruesve të tij komunikim ndërmjet vete përmes fotografive, publikimin e momenteve të tyre përmes storieve dhe ruajtjen e tyre në profil personal si story highlight.

Po ashtu çka e bënë unik aplikacionin “ILLCON” është mundësia e pëlqimit, komentimit dhe komentimit të drejtpërdrejtë në bisedë tek përdorusit. Gjithashtu “ILLCON” u mundëson përdorusve të tij të shikojnë të gjithë personat që kanë pëlqyer, komentuar dhe shikuar storien, po ashtu të kthejnë përgjigjie në komentet e të tjerëve.

Prioritet i kompanisë do të jetë siguria e përdoruesve të saj dhe për këtë arsye ata kanë krijuar sistemet më të mira rreth qështjes së privatësisë dhe sigurisë.

Në bazë të statistikave që janë bërë aplikacioni “ILLCON” është duke u pëlqyer shumë, pasiqë për një kohë të shkurtër vërehet fluks i madh i njerëzve që kanë filluar përdorimin e këtij rrjeti social nga vende të ndryshme të botës.

Përdoruesit janë në pritje të risisë së madhe Face ID Recognation, sistem që do të përdoret për të kërkuar përdoruesit e tjerë përmes identifikimit të fytyrës në një distancë deri në 15 metra.

Qëllimi i “ILLCON” është që ti bashkojë edhe më shumë njerëzit anë e mbanë botës sepse prapa tyre qëndron dëshira e madhe për krijimin e teknologjive të reja e që në vazhdimësi do të ketë risi të reja.

Shkarko aplikacionin: www.illcon.com

Shpërndaje

Comments are closed.