IKSHPK kërkon që për Bajram të respektohen rekomandimet e dhëna për të mos vizituar familjarët

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Nëpërmjet një njoftimi për media IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët të respektojnë rekomandimet e dhëna nga ta dhe Ministria e Shëndetësisë ashtu siç edhe janë udhëzuar edhe nga Bashkësia Islame duke marrë parasysh se rreziku nga Covid-19  nuk ka kaluar ende.

“Sakrificën dhe kujdesin tonë për të ruajtur shëndetin e të gjithëve le ta konsiderojmë si një vlerë sublime. Vetëm me kujdesin e shtuar të të gjithëve, me përkushtimin dhe angazhimin e përbashkët do të mund ta tejkalojmë këtë situatë” thuhet mes tjerash në njoftimin e IKSHPK.

Ky është njoftimi i plotë nga IKSHPK:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ua uron të gjithë besimtarëve myslimanë Fitër Bajramin.

Me këtë rast, IKSHPK shprehë mirënjohje dhe respekt për përkushtimin që besimtarët kanë treguar gjatë gjithë muajit të Ramazanit në zbatimin e rekomandimeve tona. Ne besojmë se një mënyrë e këtillë e manifestimit të besimit do të tregohet edhe gjatë festës së Bajramit të Madh.

Prandaj, duke pasur parasysh se rreziku nga COVID-19 nuk ka kaluar ende, IKSHPK bënë thirrje që në këto ditë feste të shmangen vizitat tradicionale tek familjarët dhe tek njëri-tjetri, dhe të vazhdohet me zbatimin e rekomandimeve të IKSHPK dhe të MSH, ashtu siç jeni udhëzuar gjithashtu edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Sakrificën dhe kujdesin tonë për të ruajtur shëndetin e të gjithëve le ta konsiderojmë si një vlerë sublime. Vetëm me kujdesin e shtuar të të gjithëve, me përkushtimin dhe angazhimin e përbashkët do të mund ta tejkalojmë këtë situatë.

Lutemi që solidariteti dhe mirëqenia të mbizotërojë mes nesh, me shpresën që festimet e ardhshme të shënohen sipas traditës dhe në rrethana të tjera më të mira.

Shpërndaje

Comments are closed.