Idriz Rrecaj, shembulli i rezistencës intelektuale dhe patriotike

Shkruan: Hysen Gecaj

U bënë 21 vjet nga kidnapimi i veprimtarit Idriz Rrecaj dhe ndjenjat e atyre që e përkujtuan sot,ishin tejet emocionuese dhe prekëse. Na mungon njeriu i cili në kohë të vështira ishte pranë popullit të tij duke rrezikuar jetën e tij dhe të familjes së tij. Siç e do rendi,u mundua që me politikën e tij paqësore ,intelektuale ta udhëheq popullin e Skenderajt drejt lirisë por në momentin kurë e kuptoi se rezistenca paqësore nuk do të funksiononte dhe se kishte ardhur koha që të kalohej në forma të tjera të organizimit të rezistencës, Idrizi diti që këtë kalim ta bëjë në mënyrën dhe momentin e duhur. Vazhdimisht ishte në kontakt me burrat e Drenicës e më gjerë të cilët tani më përgatiteshin për një luftë të përgjithshme kombëtare. Nuk dua të flas për Idrizin në terma të përgjithshëm por kësaj radhe dua të përmend për herë të parë në opinion disa gjëra konkrete për Idrizin,guximin dhe intelektin e tij prej veprimtari e intelektuali. Në fshatin Llaushë ,pas disa tentativave dhe veprimeve për të iu kundërvu okupimit serb në mënyrë më konkrete, në Qershor të vitit 1992 vendosëm që të fillojmë me stërvitjet e para ushtarake në Kosovë,konkretisht në fshatin Llaushë. Idrizi në atë kohë ishte Kryetar i LDK-së për komunën e Skënderajit. Meqenëse unë isha bartës i stërvitjeve të rinisë së fshatit fillimisht vendosa që ta njoftoja dhe të këshillohesha me Idrizin duke pasur parasysh se ai ishte i pari i komunës. I tregova në detaje për idenë që rininë të fillojmë dhe ta stërvitim pasi që dukej haptazi se pa një luftë nuk do të shpëtojmë as ne në Kosovë.Ishte ideja që të mos ziheshim në befasi në rast të fillimit të luftës. Idrizi u pajtua por u morëm vesh që për këtë të mos flisja me të tjerë. Ai do të njoftonte edhe instancat më të larta të Kosovës në atë kohë (Qershor 1992) dhe unë mora përsipër rreziqet tjera në mënyrë që të mos implikohej politika paqësore në të cilën ende kishte shpresë lidershipi ynë dhe një pjesë e madhe e popullit. Kjo nuk është pjesa më interesante e rrëfimit për Idrizin. Ajo pason vetëm pas fillimit të stërvitjeve që mbaja në Llaushë në dy lokacione,në lagjen Gecaj dhe Rrecaj.
Numri i atyre që donin të merrni pjesë në stërvitje sa shkonte e rritej. Unë nuk kisha mundësi fizike që të përballoje gjithë atë punë prandaj fillova punën në grupe të ndara edhe për shkak të sigurisë sepse kisha frikë se mundë të zbuloheshim dhe të arrestoheshim ose të vriteshim. Herë pas here e njoftoja Idrizin për ecurinë e stërvitjeve. Brenga e tij ishte gjithmonë në dekonspirimin tonë prandaj në këtë drejtim edhe shkonin këshillat e tija.
Një ditë deri sa isha me disa të rinj në mal,erdhën Azizi,djali I axhës dhe Fehmi SH.Geci (këta e dinin se ku mbaja stërvitjet) dhe më than se duhet ti ndërprisja stërvitjet sepse ishim zbuluar nga policia serbe. Fillimisht nuk e mora seriozisht këtë informatë por kurë më thanë së Idrizi i kishte porositur që të më takonin,e kuptova se situate ishte serioze. U thash të rinjve që të shpërndaheshin dhe të kenë kujdes sepse ishim dekonspiruar. Pas disa ditësh shkova tek shtëpia e Idrizit diku rreth orës 23,30min.Trokita në derë dhe doli djali I Idrizit, Gazmendi e pas tij edhe Idrizi.I tregova se e kisha marrë porosinë e tij dhe u këshillova se sit ë veproj më tej. Idrizi më tregoi se informatën për dekonspirim e kishte marrë nga një polic shqiptarë i cili ende punonte me policinë serbe por me direktiva të Sindikatës së policëve shqiptarë të Kosovës.Ky polic kishte marrë detyrën e informatorit në favor të rezistencës sonë prandaj ende punonte në strukturat policore serbe.
“Një polic i joni që po punon ende me policinë serbe,para shtëpisë së shëndetit në Skënderaj më ka takuar dhe në shpejtësi më ka informuar se po bëhen përgatitje për të ju kap por si duket ende serbët nuk kanë informatat e nevojshme për veprim kundër jush”.Më tha Idrizi. Instinktivisht e pyeta se kush ishte ai polic por Idrizi ma ktheu,”ka kohë për të ta thënë emrin,jo tani”.
Ne ndryshuam format e organizimit me kujdesin ma të madh që të mos biem në duart e policisë serbe. Idrizi për fat të keq gjatë luftës u zhduk dhe unë se mora vesh nga ai se kush ishte polici që na njoftoi se ishim zbuluar nw kohwn e stërvitjeve tw vitit 1992 por pas lufte ,në një dasmë në Mitrovicë rastisa që të ulem pranë një personi që e njihja dhe e dija se kishte punuar në polici.Gjatë bisedës me të ai më pyeti:’A je ti djali I Sylës ai oficeri apo ndonjë tjetër”.I tregova se cili isha dhe ai vazhdoi,” në vitin 1992 ta kam dërgua një selam përmes Idriz Rrecit por se di se a të ka ardhe. Ti në atë kohë ishe duke stërvitë disa djem në malet e Llaushës.Unë rastësisht në tavolinën e kryeshefit të Policisë pash disa letra ku planifikohej arrestimi i juaj.Shpejt kam dal prej zyrës me shpresë që ta takoj dikë nga Llausha dhe të ta dërgoj këtë informate.Takova Idrizin para shtëpisë së shëndetit dhe I trgova se çka kisha pa në tavolinë por më nuk e di se si ka shkuar puna më tej”
I tregova se Idrizi e kishte përcjellë porosinë e tij dhe se të njëjtat fjalë mi kishte thënë edhe ai. Fjala e Idrizit se” më vonë do ta marr vesh se cili ishte polici” tani u jetësua.Kuptova se polici ishte Jonuz Loshi por guximi I Idrizit dhe kujdesi për luftëtarët u shpagua qysh më 1992 sepse po të mos ishte I informuar Idrizi dhe në koordinim me ne,ndoshta edhe do të ishim arrestuar ose likuiduar nga policia serbe. Idrizi ishte i pa lodhshëm dhe ky rrëfim është vetëm një dromcë e vogël në veprimtarinë e tij të lavdishme.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published.