Idiot lindesh apo bëhesh?!

Po e ndaj me Ju një përvoj jo të mirë që edhe unë kam pasur me Frashërin sa isha aktivist i VV-së në vitin 2005.�Nëse nuk gabohem ishte Korriku apo Gushti i vitit 2005, kur Frashër Krasniqi erdhi i shoqëruar nga një “burrë” në zyrat e VV-së.

Shkruan: Elhami Qeriqi

Erdhi i shoqëruar pasi asokohe Frashëri ishte fillorist apo gjimnazist nuk mbaj mend. Natyrisht mikpritja nga ana jonë nuk mungoi. Në zyrë isha unë dhe Liburn Aliu, ishin edhe dy apo tre aktivistë, por që nuk më kujtohen. �Liburni e mori fjalën dhe po më prezanton mua dhe veten, dhe natyrisht po bën një ekspoze të shkurtër për VV-në, në mes tjerash Liburni tha: kemi djem të idealit, kemi ish të burgosur politik, ish pjesëtar të UÇK-së dhe ja kemi Elhamin një nga ta. Hmm e dini se çfarë ndodhi aty, ajo që nuk pritej. Që në takimin e parë ai “burreci” shoqëruesi i Frashërit filloi menjëherë disa pyetje provokuese e poshtëruese të drejtuara nga unë dhe UÇK-ja, dhe natyrisht edhe unë si një djalë i ri dhe temperament u ballafaqova me ta, por jo fizikisht. Ky far “burreci” me krenari thoshte se unë jam oficer i Jugosllavisë, nuk kam pranuar të shkoj në UÇK-sepse ata ishin të gjithë pashkollë, pa strategji etj etj. Ndërkohë Frashëri ndërhyri ashtu si fëmijë që ishte, dhe tregonte se është nip Polaci dhe pandehte se i njihte disa nga komandantët e UÇK-së dhe fliste me përbuzje për ta. Natyrisht, unë u thirra në “komisionin disiplinor” nga Albini. Siç thotë Kadare “Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve” , Vetëvendosje ishte dhe mbetet një mbretëri idiotësh. Ndjenja anti UÇK është kultivuar që nga themelimi i saj, nuk duhet të na çudisin me vrazhdësinë e tyre, ata urrejnë çdo kënd që nuk është i tyre, në të njëjtën kohë janë në gjendje t’i falin të gjitha “mëkatet” po u bëre pjesë e Vetëvendosjes. Me një fjalë këta i ngjajnë Kishës Mesjetare dhe skandalit të indulgjencave, skandal ky që nxiti edhe revolucionin fetar që njihet si Protestantizëm. Andaj ftoj të gjithë çlirimtarët të angazhohen edhe për betejën përfundimtare në mbrojtje të vlerave, sepse siç thotë ish presidenti amerikan Kenedi: “Kur njeriu i zakonshëm merr pushtet të jashtëzakonshëm është rrezik”. Për fund, Milaim mirë ta bëri Frashëri, u tregove në te vetmin rast i “kulturuar” kur u godite nga Frashëri, ishte gabimi yt sepse nuk tregohet kultura kur sulmohesh fizikisht. Të marrurit duhet përgjigjur sipas marrëzisë se tij.

Lexoni po ashtu:  Refugjatët që kanë mbetur në qendrat tranzitore të Maqedonisë
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn