I përmirësohet gjendja shëndetësore Jovanoviqit – politikanit serb që njeh Kosovën shtet

Lideri i Partisë Liberal Demokratike serbe, Çedomir Jovanoviq, është më mirë me shëndet tani.

Politikani serb që është i vetmi që pranon Kosovën shtet, ishte në gjendje të rëndë që prej disa ditësh. Mediat serbe patën raportuar herë se ishte me koronavirus e herë jo.

Nga spitali ku është shtruar Jovanoviq, kanë thënë se ‘gjendja e tij mbrëmë është përmirësuar dhe se së shpejti ai do të mund të lirohet nga spitali’.

Shpërndaje