I ngjan shumë babait, vajza e Eminem mahnit me fotot e fundit

Hailie Jade duket mahnitëse në fotografitë e fundit.

Hailie Jade publikoi disa fotografi joshëse në Instagram, ndërsa ndjekësit theksuan se ajo duket si babai i saj, reper, shkruan Daily Star.

Vajza e Eminem, Hailie Jade, u tha se ajo duket tamam si babai i saj i famshëm në imazhet e fundit në rrjete sociale.

Reperi 48-vjeçar amerikan, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Bruce Mathers Jr, këndoi për vajzën e tij të vogël në një numër këngësh të tij, por Hailie tani është rritur.

Bukuroshja, 25 vjeçe, është bërë një influencuese në të drejtën e saj dhe shpesh ndan imazhe me stil në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo të mërkuren publikoi një selfie mahnitëse me fansat, duke dërguar edhe një mesazh pozitiv tek ata.

Hailie veshi një xhaketë lëkure të zezë dhe kapele krem në imazhin e fundit, të shkrepur në veturë.

Ajo tregoi bukurinë natyrale, teksa kishte vendosur vetëm pak grim në fytyrë.

Hailey shkroi: “Përshëndetje, këtu është një kujtesë miqësore që keni fuqinë për ta bërë sot një ditë të mbarë” së bashku me një emoji të zemrës së zezë.

Çuditërishtë, fotoja e saj e fundit tërhoqi vëmendjen e 2.5 milionë ndjekësve të saj, të cilët në komente i thanë se dukej sikur babai i saj.

Një fans shkroi: “Ajo ngjan shumë me babanë e saj. Prandaj më pëlqen”.

Një person i tjetër komentoi: “Nuk dua të them me keqdashje, por dreq dukesh si babi”.

Një ndjekës i tretë tha: “Ju keni sytë e babait tuaj”. Kishte të tjerë që e quajtën kloni i Eminemit.

Shpërndaje