Berisha, titullar tek Lazio në Europa League

Paraqitjet mbresëlënëse me Përfaqësuesen e Kosovës pritet ta shpërblejnë Valon Berishën. Mesfushori kosovar me gjasë do të jetë titullar në ndeshjen e së enjtes tek Lazio në Europa League ndaj Cluj

Valon Berisha po ia sheh hairin paraqitjeve mbresëlënëse me Përfaqësuesen e Kosovës.

Në fakt, futbollisti kosovar shkëlqeu me “Dardanët” duke dhuruar asist në fitoren ndaj Republikës Çeke, ndërsa më pas shënoi dy gola në ndeshje me Anglinë.

Dhe, trajneri Simone Inzaghi është i vetëdijshëm me formën optimale të cilën po e kalon futbollisti i lindur dhe rritur në Norvegji.

Prandaj, mediat italiane shkruajnë se trajneri italian pritet t’ia japë rastin futbollistit kosovar të luajë nga minuta e parë në ndeshje me Cluj në Europa League.

Berisha e kishte kaluar sezonin e shkuar më shumë i lënduar sesa në dispozicion.

Mirëpo, ai tash i ka lënë prapa krahëve lëndimet dhe po sheh përpara, në tentim për ta “rrëmbyer” edhe Lazion, njëjtë siç bëri me Përfaqësuesen e Kosovës.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*