Hoxhaj: Ne jemi subjekti më i madh politik në Kosovë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, është i ftuar sonte në T7.
Hoxhaj ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme që priten të mbahen me 6 tetor. Sipas disa parametrave matës, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK priten të dalin dy partitë më të votuar në Kosovë. Por ndryshe mendon Hoxhaj.“Ne jemi subjekti më i madh politik në Kosovë”, ka thënë Hoxhaj.“Kemi parametrat e saktë se ëkshtu do jemi edhe pas datës 6 tetor. Kemi pasur zgjedhjet e brendshme dhe në gjithë procesin e zgjedhjeve kanë marrë pjesë diku më shumë se 50 mijë persona. Dhe nëse 50 mijë persona secili sjell nga 3 vota atëherë është një numër goxha i madh”Tutje hoxhaj thotë se edhe në të kaluarën ka pasur pretendime se PDK nuk do të dalë e para por që ka ndodhur ndryshe.“Edhe në vitin 2014 kemi pasur rpetendime se PDK nuk do të jetë e para, por në vitin 2014 kemi pasur fitore të pastër. Dhe pastër do fitojmë përsëri”, ka shtuar tutje ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*