Hitleri bënte seks me gruan pa u prekur me dorë

Ai po ashtu thotë që Hitleri ishte aseksual dhe mund të këtë pasur një lidhje të njëjtë seksuale edhe me gjysmë mbesën e tij, Angela ‘Geli’ Raubal.

Amis i ka thënë vizitorëve që ai e imagjinon liderin e Partisë Naziste “që ai i ka forcuar të mbathurat e tij me mësallë të pastër dhe pastaj ai ka bërë këtë formë të kënaqësisë në largësi duke e parë Eva Braun duke e cilësuar këtë si seks të sigurt”.

“Imagjinoj që Eva ka qëndruar në një distancë të largët nga ai dhe ka zhveshur këmishën e saj ku ka pasur një lloj klimaksi të lagur nga ana e Hitlerit, kështu ka qenë disi”, tha ai.

Fituesi i çmimit kryesor, shkruan në romanin e tij të dytë për kohën e nazistëve që quhet “Zone of Interest”, i cili botohet 23 vjet pas romanit të tij të parë “Time’s Arrow”.

Edhe pse ai ndjen se ka arritur ta njoh mirë Hitlerin, ai qëndron në të vërtetën për seksualitetin e tij, që mbetet një “vrimë e zezë”.

“Seksi është një mënyrë e mirë që ne ta njohim njëri tjetrin”, thotë ai.

“Duke ditur atë se kur dikush është martuar me një djalë apo më kë, ju mund ta njihni këtë mister. Nuk dëshirojë që të jem zvogëlues, simplistik apo mendjelehtë por jam i bindur që një nga arsyet se pse Hitleri është një figurë kaq e panjohur është boshllëku i jetës së tij seksuale. Me Stalinin apo Maon kemi një metodë të qartë të një sjellje feudale – të dy kanë një apetit të madh seksual – por me Hitlerin kjo nuk ka të bëj asgjë”. Shpjegimet e tij që Hitleri “nuk ishte tërësisht duhanpirës maniak” mund të duken thjesht një çmendurie.

“Në studimet e Hitlerit ka tri shkolla të cilat e mendojnë seksualitetin e Hitlerit. Një është normalja por mendojë që këtë duhet ta konsiderojmë si të paqenë. A e keni parë Eva Braounin si kënaqet me cigaren pas aktit seksual? A mund të konsideroni këtë gjë se Hitleri parapëlqente paralojnat, që e bën një dashnor me konsideratë dhe me energji të ulët. Kështu mund të themi se nuk ka pasur asgjë normale. Aseksualiteti është një gjë tjetër – kurse i treti është quhet perversitet seksual”.

“Historianët dhe psiko-historianët të cilët përmendin perversitetin vinë deri të konkludimet më të ndyra që ju mund ti imagjinoni si – koprofilia, koprofagia, të dyja këto kanë të bëjnë me ejakulimin dhe sekretin”.

“Por nuk ka fakte të vërteta për seksualitetin e tij – përjashto atë se ai nuk do të zhvishte teshat e tij, edhe nëse këtë do ja kërkonte mjeku i tij dhe ai ishte një fanatik i madh i pastërtisë, që tregon se kemi të bëjmë me aseksualitetin e tij”.

Në librin e tij të fundit ai shpjegon për horrorin që përballem më mijëra hebrenj kur ata dërgohen në kampet e Auchvitzit.

Autori thotë se një gjë që e ka shikuar atë gjatë hulumtimit nëpër libra është që Nazistët kishin gratë e tyre dhe fëmijët me të cilët jetonin në kampet e vdekjes.Ai po ashtu ka zbuluar se si hebrenjtë është dashur të paguajnë për tarifat e trenave dhe kampeve – një tiket pa kthim kurse fëmijët e tyre nën moshën 12 vjeç nuk paguanin asgjë.

Mirëpo edhe pse ai thotë se ka marrë njohuri të mjaftueshme për diktatorin, Amis thotë se ai nuk e ka zbuluar arsyen e politikave të Hitlerit, kryesisht atë për urrejtje ndaj hebrenjve.

“E para nuk mund të kuptohet urrejtja e Nazistëve që ishte anti humane, apo koftra-humane. Urrehet pse nuk është i joni, është një njeri i huaj”.

Amis dyshon që Hitleri “një borgjez dhe anti-krisht” po ashtu flishte për shqetësimin e tij për përqindjen e lartë të njerëzve nga shumë vende të cilët mbeteshin anti-semetik në ato ditë.

Një hulumtim i grekëve tregon që 69 për qind e tyre ishin anti-hebrenj duke treguar që një vend me krizë ekonomike menjëherë akuzojnë hebrenjtë për gjendjen e tyre, të cilët konsiderohen më të mençur në aspektin e tyre ekonomik.

Ai po ashtu thotë se 93 për qind e Irakut dhe e Arabisë Saudite janë anti –semetik përderisa Irani është vendi më dashamirës për hebrenjtë në Lindjen e Mesme, të cilët nuk i donë hebrenjtë në masën 56 për qind.

Në Angli kjo figurë është në masën e 8 për qind kurse në Suedi vetëm katër për qind, shton ai.

Amis beson që për disa arsye hebrenjtë ose duhen ose urrehen nga popuj të ndryshëm – dashuria e tij e parë ishte një vajzë herreje – dhe shumë pak janë neutral në këtë problem.

Ai planifikon që të shkruaj romanin e tij të tretë për të njëjtën gjë.

Çka shkruajnë historianët për Hitlerin

Historianët kanë kaluar ditë të tëra duke debatuar për preferencat seksuale të diktatorit nazistë – disa madje kanë supozuar se ai mund të këtë qenë homoseksual.

Pavarësisht asaj se rreth 100 000 homoseksual ishin dërguar në kampet e koncentrimi, dijetari Lothar Machtan thotë se Hitleri ishte homoseksual apo biseksual kur kundërshtia e partisë së tij për homoseksualët është bërë si duket si një mekanizëm e tyre për “homofobinë e brendshme”.

Por, shumë historian refuzojnë këtë ide duke thënë se ai ishte heteroseksual me një numër të madh dashnoresh femra.

Ka pasur po ashtu edhe spekulime që ai ka pasur lidhje seksuale edhe me gjysmë mbesën e tij Angela ‘Geli’ Raubal, e cila punonte në apartamentin e tij në Munich.

19 vjeçja përcillte takimet e tij, e përcillte në restorante dhe bashkë me të vizitonte teatrin përderisa ajo e quante atë “Xhaxhi Alf”.

Një kundërshtar i Hitlerin në Partine Naziste, Otto Strasser, thotë se ai u detyrua të urinojë në të dhe ta kundërshtojë këtë gjë.

Duke e parë këtë debatë në më të tyre, më 18 shtator 1931, Geli u gjet u vdekur në dhomën e saj goditur nga alltia në mushkërinë e saj.

Policia hodhi poshtë ndonjë lojë me armë dhe e cilësoi aktin vetëvrasje 0 edhe pse një hetim gjyqësor u bë për këtë gjë por nuk zbardhi asgjë.

Pas vdekjes së saj Hitleri ishte një njeri i shkatërruar dhe thuhet se ishte në “depresion të thellë”.

Supozohet se nga gjashtë të dashurat e tij femra, dy kanë bërë vetëvrasje, një ka vdekur nga lëndimet tetë viteve pasi ishte përpjekur për të bërë vetëvrasje kurse një tjetër dështoi për të bërë vetëvrasje.

Ai ishte i fejuar me dy gra gjatë jetës së tij para se të martohet me Eva Braun përderisa supozohet se të dy ata e vriten vetveten disa ditë më vonë kur ishte pushtuar Gjermania.

Shpërndaje