Historia po vjen drejt fundit: Barcelona duhet të vendosë për Griezmannin

Thënia “Koha i shëron plagët” po vërtetohet në Barcelonë, ku drejtuesit kanë filluar të mendojnë sërish për mundësinë e transferimit të Antoine Griezmannit nga Atletico Madridi.

Turpërimi i katalonasve në Anfield ishte njëri ndër faktorët kyç që bëri që ata ndryshojnë mendjen dhe tani transferimi i francezit Antoine Griezmann po shqyrtohet seriozisht në Camp Nou, përkundër që ai u refuzoi publikisht verën e kaluar. Ky vendim e kishte lënë klubin të zemëruar.

Para një viti, lojtarët e Barcelonës ishin të emocionuar ta shohin Griezmannin me fanellën e klubit katalonas, mirëpo ata mbetën të zhgënjyer kur Griezmanni vendosi ta bëjë publik vendimin e tij për t’i refuzuar përmes publikimit të një dokumentari. Tani, skuadra nuk është më edhe aq e entuziazmuar për transferimin e francezit.

Megjithatë, ky debat po vjen drejt fundit tani dhe Barcelona duhet ta marrë një vendim përfundimtar për transferimit e Griezmannit. Ende nuk ka pasur asnjë lëvizje zyrtare dhe vëmendja e Barcelonës është ende te triumfi në finalen e Kupës së Mbretit, më 25 maj.

Por, së shpejti do të vijë momenti kur ata duhet ta përcaktojnë pozicionin e tyre dhe ta tregojnë qartën mënyrën se si ata do ta financojnë këtë transferim të francezit. Burimet e tyre nuk janë të limituara dhe ky nuk është vetëm problem i vogël.

Zgjidhja më e thjeshtë do të ishte shitja e lojtarëve, veçanërisht Philippe Coutinho i cili dukej se do të largohej edhe para se Griezmanni dhe Atletico Madridi të konfirmonin dje se rrugët e tyre do të ndahen këtë verë. /Parrotlla.net/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*