Hashash në Tiranë, policia sekuestron 43 kg

Policia e Tiranës ka sekuestruar mbi 43 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe vuri në pranga poseduesin e saj, Alfred Muratin.

Arrestimi i 35-vjeçarit u bë pas informacioneve në rrugë operative se një shtetas po transportonte sasi të konsiderueshme lënde narkotike me automjetin e tij tip Mercedes Benz në kryeqytet dhe u ndalua nga policia, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar u gjetën qese plastike të mbushura me lëndë narkotike.

Efektivët e policisë sekuestruan lëndën narkotike, automjetin e përdorur për transportin e saj si dhe dy aparate celularë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lexoni po ashtu:  Vazhdon moti i nxehtë, këto janë temperaturat për 3 ditë