Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e shoqatës “Familja dhe Shpresa”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Zana Bytyqi – Geci dhe përfaqësuesit e shoqatës “Familja dhe Shpresa” nga Klina. Ata shfaqën shqetësimin e tyre, për mosgjykimin e kryersve të krimeve serbe në Kosovë.

Haradinaj përmes një postimi në facebook shkruan se, pranova nga ta kërkesën që ka të bëjë me ligjin për Gjykatën Speciale, me qëllimin që të gjykohen edhe kryersit serbë të krimeve në Kosovë ndaj civilëve të pafajshëm në mbarë vendin. Gjithashtu thekson se Qeveria e vendit, është e përkushtuar që të zbulojë fatin e të pagjeturve,

Postimi i plotë:

Prita sot në takim Zana Bytyqi – Geci dhe përfaqësuesit e shoqatës “Familja dhe Shpresa” nga Klina, për të pranuar nga ata shqetësimin e tyre, për mosgjykimin e kryersve të krimeve serbe në Kosovë.

Pranova nga ta kërkesën që ka të bëjë me ligjin për Gjykatën Speciale, me qëllimin që të gjykohen edhe kryersit serbë të krimeve në Kosovë ndaj civilëve të pafajshëm në mbarë vendin.

Shpreha qëndrimin se Qeveria e vendit, është e përkushtuar që të zbulojë fatin e të pagjeturve, siç është e përkushtuar që akterët e krimeve nga ana e Serbisë, të dalin para drejtësisë./PARROTLLA.NET/

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*