Haradinaj mban qëndrimin e tij për Albin Kurtin: Është mashtrues

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se nuk e kontestojnë rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Sipas tij, AAK nuk dëshiron rinumërim dhe përmbysje të rezultateve.

 “Në votat e numëruara kemi mbi 90 mijë vota, që janë 11, 5 përqind. Ndërsa, sapo të përmbyllet numërimi i votave të rregullta mbesin edhe ato të diasporës edhe të atyre me kusht. Ka shumë vota me kusht në Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë. Nga trendi që shihet që ne jemi afër 100 mijë vota. Që është numër i madh dhe besim i qytrtarëve. Krahasuar me zgjedhjet e kaluara është një rritje e ndjeshme. Rreth 35 përqind rritje. I falënderojmë të gjithë për votat e dhëna. AAK në këtë rast koalicioni ynë pranon rezultatin, nuk kërkojmë rinumërim apo nuk e kontestojmë votat, as nuk kërkojmë përmbysje të rezultatit. Ne e respektojmë qytetari nuk na ka jep të drejtën për formimin e Qeverisë, ia ka jep partive ttjera, dhe ne i urojmë. Ne do ta përkrahim ata në këto tema që i kemi listuar, po nuk do të ketë kompromis”, tha ai.

Haradinaj tha se AAK-së së i takojnë 14 ose 15 deputetë në Kuvendin e Kosovës. E sa i përket koalicionit me PSD-në Haradinaj  tha se është për të udhëtuar gjithnjë së bashku, por që nuk kanë ndonjë bisedë për të ardhmen.

Në rast të ndonjë ftese nga Lëvizja Vetëvendosje Haradinaj tha se të gjithë e dinë se çka mendon për liderin e partisë Albin Kurtin.

“Për fat të keq nuk është ajo që është premtuar, është lloj mashtrimi. Shpresoj të jem gabim. Ne nuk kemi pozicion për individ, por kemi pozicion për tema”, tha Haradinaj.

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*