Haliti: S’pres që të ketë zgjedhje këtë vit, por PDK-ja është e gatshme

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se nuk prêt zgjedhje këtë vit.

“Unë mendoj që ka indikacione dhe diskutime prapa perdeve që mund të vendoset për në tetor për zgjedhjet e reja, por unë nuk po besoj që të ketë zgjedhje këtë vit. PDK-ja është e gatshme për zgjedhje edhe në vjeshtë e edhe në pranverë”, ka thënë Haliti për RTK.

Haliti ka theksuar se opozita nuk ka vota për rrëzimin e Qeverisë. “Ne i kemi gjashtë dhjetë e tri vota. Deri sot po. Nuk e besoj që i kanë gjashtë dhjetë e një vota. Deri sot nuk i kanë votat”, ka thënë ai

Shpërndaje

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*